Shkruhen me j:
- emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre:anije - anija, anijes, anijen, anijet, anijeve, anijesh, anijetar; batanije - batanija, batanijes, batanijen, batanijet, batanijeve, batanijesh; dije - dija, dijes... dijeni, dijetar, i dijshëm vetëdije; fije - fija, fijes... fijezor-e, fijezoj, fijezim, fijor-e; hije - hija, hijes... i hijshëm, hijeshi, hijesira-t, hijerëndë etj.; korije - korija, korijes etj.; krijesë, krijues; pije - pija, pijes, i pijshëm etj.; shije - shija, shijes etj.;bijë - bija, bijës, bijën, bijat, bijave, bijash; fëmijë - fëmija, fëmijës, fëmijën, fëmijët, fëmijëve, fëmijësh, fëmijëri; mijë - mija, mijës etj.; nyjë - nyja, nyjës, nyjën, nyjat, nyjave, nyjash, i nyjshëm, (i, e) nyjëzuar, nyjëzim;pajë - pajime-t, pajis, pajisje, i pajisur; shkëndijë - shkëndija, shkëndijës, shkëndijim; ujë - uji, ujit... ujis, ujitje;vijë - vija, vijës... vijoj, përvijoj, vijim etj;çaj - çaji, çajit, çajin; faj - faji, fajit, fajin; kallaj - kallaji, kallajit, kallajin, kallajis; lloj - lloji, llojit; maj - maji, majit, majin; skaj - skaji, skajit; vaj - vaji, vajit, vajin etj.;
- emrat femërorë që dalin më zanore të theksuar përveç -i-së, në të gjitha trajtat, kur zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër:kala, kalaja, kalaje; para, paraja, paraje; be, beja, beje; ide, ideja, ideje; re, reja, reje; rrufe, rrufeja, rrufeje; e ve, e veja, së veje; gjë, gjëja, gjëje; tablo, tabloja, tabloje; dru, druja, druje; dy, dyja, dyje, të dyja etj.;por: bukuri, bukuria, bukurie; cilësi, cilësia, cilësie; dashuri, dashuria, dashurie; dituri, dituria, diturie; dhi, dhia, dhie; li, lia, lie; liri, liria, lirie; ministri, ministria, ministrie; parti, partia, partie; rini, rinia, rinie; shtëpi, shtëpia, shtëpie; ushtri, ushtria, ushtrie; veti, vetia, vetie etj.;
- trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores njëjës të pashquar, si edhe të emërores njëjës të shquar të emrave që dalin më -o të patheksuar:balo, (i, e një) baloje, baloja; dado (i, e një) dadoje, dadoja; depo, (i, e një) depoje, depoja; kakao (i, e një) kakaoje, kakaoja; kallo, (i, e një) kalloje, kalloja; kosto, (i, e një) kostoje, kostoja; pako (i, e një) pakoje, pakoja; pallto, (i, e një) palltoje, palltoja; radio, (i, e një) radioje, radioja; teto, (i, e një) tetoje, tetoja; tifo, (i, e një) tifoje, tifoja; torno, (i, e një) tornoje, tornoja etj.;po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:Bajo, Bajoja; Koço, Koçoja; Kristo, Kristoja; Misto, Mistoja; Pirro, Pirroja; Safo, Safoja; Vito, Vitoja; Kajro, Kajroja; Kongo, Kongoja etj.;
- përemrat (i, e) tij, i tiji, e tija, të tijtë, të tijat, (i, e) atij, (i, e) këtij.Shënim. Nuk shkruhet me -j- as në trajtën femërore, as në trajtën mashkullore pronori shumës i vetës së parë: të mitë, të miat, (shokët) e mi, (shoqet) e mia. Po kështu të tria.
- trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë njëjës (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores:tregoja shokut; hapja derën mikut; ngjitju malit; përvishju kësaj pune; largoju së keqes; afrojuni mësuesitetj.;
- trajtat e vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes së dëftores, të vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së ardhmes, si edhe trajtat e vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve që në vetën e parë njëjës të së tashmes dëftore dalin më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej:laj - lajmë, lajnë, (do të) laj, (do të) lajë, (do të) lajmë, (do të) lajnë, (do të) laja, (do të) laje, mbaj - mbajmë, mbajnë, (do të) mbaj, (do të) mbajë, (do të) mbajmë, (do të) mbajnë, (do të) mbaja, (do të) mbaje; qaj - qajmë, qajnë...; thaj - thajmë, thajnë... etj.;blej - blejmë, blejnë, (do të) blej, (do të) blejë, (do të) blejmë, (do të) blejnë, (do të) blija, (do të) blije; dëfrej - dëfrejmë, dëfrejnë, (do të) dëfrej, (do të) dëfrejë, (do të) dëfrejmë, (do të) dëfrejnë, (do të) dëfreja, (do të) dëfreje etj.;bëj - bëjmë, bëjnë, (do të) bëj, (do të) bëjë, (do të) bëjmë, (do të) bëjnë, (do të) bëja, (do të) bëje;arrij - arrijmë, arrijnë, (do të) arrij, (do të) arrijë, (do të) arrijmë, (do të) arrijnë, (do të) arrija, (do të) arrije; fshij - fshijmë, fshijnë, (do të) fshij, (do të) fshijë, (do të) fshijmë, (do të) fshijnë, (do të) fshija, (do të) fshije;gdhij - gdhijmë, gdhijnë, (do të) gdhij, (do të) gdhijë, (do të) gdhijmë, (do të) gdhijnë, (do të) gdhija, (do të) gdhije;vij - vijmë, vijnë, (do të) vij, (do të) vijë, (do të) vijmë, (do të) vijnë, (do të) vija, (do të) vije etj.;qëndroj - qëndrojmë, qëndrojnë, (do të) qëndroj, (do të) qëndrojë, (do të) qëndrojmë, (do të) qëndrojnë, (do të) qëndroja, (do të) qëndroje; punoj - punojmë, punojnë, (do të) punoj, (do të) punojë, (do të) punojmë, (do të) punojnë, (do të) punoja, (do të) punoje etj.;mbruj - mbrujmë, mbrujnë, (do të) mbruj, (do të) mbrujë, (do të) mbrujmë, (do të) mbrujnë, (do të) mbruja, (do të) mbruje etj.;fryj - fryjmë, fryjnë, (do të) fryj, (do të) fryjë, (do të) fryjmë, (do të) fryjnë, (do të) fryja, (do të) fryje; ndryj - ndryjmë, ndryjnë, (do të) ndryj, (do të) ndryjë, (do të) ndryjmë, (do të) ndryjnë, (do të) ndryja, (do të) ndryje etj.;ndiej - ndiejmë, ndiejnë, (do të) ndiej, (do të) ndiejë, (do të) ndiejmë, (do të) ndiejnë, (do të) ndieja, (do të) ndieje; përziej - përziejmë, përziejnë, (do të) përziej, (do të) përziejë, (do të) përziejmë, (do të) përziejnë, (do të) përzieja, (do të) përzieje etj;paguaj - paguajmë, paguajnë, (do të) paguaj, (do të) paguajë, (do të) paguajmë, (do të) paguajnë, (do të) paguaja, (do të) paguaje; shkruaj - shkruajmë, shkruajnë, (do të) shkruaj, (do të) shkruajë, (do të) shkruajmë, (do të) shkruajnë, (do të) shkruaja, (do të) shkruaje etj.;lyej - lyejmë, lyejnë, (do të) lyej, (do të) lyejë, (do të) lyejmë, (do të) lyejnë, (do të) lyeja, (do të) lyeje; kryej - kryejmë, kryejnë, (do të) kryej, (do të) kryejë, (do të) kryejmë, (do të) kryejnë, (do të) kryeja, (do të) kryeje etj.Shënim. Foljet që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin më zanore, si ha, fle, lë, nxë, vë, zë, di, pi, nuk shkruhen me -j as në vetën e parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes, as në vetën e parë e të dytë njëjës të së tashmes lidhore, as në urdhërore:ha - (do të) hamë, (do të) hanë; të ha, të hash; ha!;fle - (do të) flemë, (do të) flenë; të fle, të flesh; fli!;lë - (do të) lëmë, (do të) lënë; të lë, të lësh;di - (do të) dimë, (do të) dinë; të di, të dish; di! etj.
No comments:
Post a Comment