Shkruhen me -u- në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -ull, -ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre:
akull, akulli, akullit, akullin, akullore; kukull, kukulle, kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave, kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulla; mjegull, mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën, nofullat; petull, petulla-t, petulloj; rrotull, rrotulla-t, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla-t; shembull, shembulli, shembullit, shembullin, shembujt, shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt[1]; shpatull, shpatulle, shpatulla-t; tingull, tingulli, tingullor, tingullimitues[2]; vetull, vetulla-t etj.;
(ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullore etj;
flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat, fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri, hekurit, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash, hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit, lepurin, lepurush etj.;
(qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj.
[1] Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjala shembëllej dhe formimet prej saj, si edhe fjala shembëlltyrë shkruhen me -ë-.
[2] Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalët tingëlloj, tingëllim, tingëllimë, bashkëtingëllore, të formuara nga fjala tingull duke u shpërngulur theksi nga -i-ja e temës, shkruhen me -ë-.
No comments:
Post a Comment